ALBtelecom vë në lëvizje tregun me paketat e reja mobile

Nov 7, 2017 | 10:05
SHPËRNDAJE

Adresim i kërkesës më të lartë për internet, konkurrueshmëri përballë një oferte uniforme, fokusi tek të rinjtë dhe pasioni i tyre për rrjetet sociale. Këto janë disa nga ingredientët sekretë të recetës më të re të produkteve të ALBtelecom

Intervistë me Drejtorin e Grupit Komercial të ALBtelecom (CCO) Z .Ömer Kuyucu

1. ALBtelecom ka hedhur në treg produkte të reja për tregun celular. Ju madje keni deklaruar në publik se keni ndërtuar produktet tuaja si një përgjigje ndaj reagimeve të marra nga njerëzit në rrjetet sociale. Çfarë zbuluat nga reagimet e marra?Cilat janë avantazhet që marrin konsumatorët?

Përpara hedhjes në treg të çdo produkti të ri, padyshim që ka mjaft diskutime dhe analiza. Në këtë rast ne besojmë fort se kemi qenë të vëmendshëm dhe kemi dëgjuar zërin e konsumatorëve lidhur me problemet që kishte oferta e tregut celular. Në ditët e sotme, kërkesat për komunikim janë të ndryshme dhe përballë kësaj larmie dhe dinamizmi të tregut, oferta në treg ishte tejet uniforme. Ndërhyrja jonë me produktet e reja është inovatore dhe konkurruese.

Drejtori i Grupit Komercial të ALBtelecom (CCO) Z . Ömer Kuyucu
Drejtori i Grupit Komercial të ALBtelecom (CCO) Z . Ömer Kuyucu

Së pari, jemi siguruar që të realizojmë një kategorizim sa më të plotë të konsumatorëve, ku askush të mos jetë i përjashtuar dhe gjithkush të gjejë paketën me njësitë e duhura të komunikimit në celular. Kemi përmbushur pritshmëritë e konsumatorëve me buxhet të ulët, me ofrimin e dy paketave me vlerën 500 lekë, më ekonomiket në treg, që reflektojnë dy nivele të nevojave të konsumatorëve, qofshin këto biseda telefonike apo internet. Një tjetër grup konsumatorësh mjaft i rëndësishëm për ne janë të rinjtë.

Ky segment konsumatorësh ka kërkesa të ndryshme nga grupmoshat e tjera, sepse ata janë avant-gardë në teknologji e kërkojnë komunikim nëpërmjet sa më shume gigabite-ve. Kemi të bëjmë me një revolucion lidhur me paketat që ne ofrojmë për këtë kategori, ku niveli i internetit në dispozicion është pakrahasueshëm i lartë në treg. Por nuk jemi ndalur me kaq. Për të rinjtë që janë edhe më aktivët në rrjetet sociale kemi siguruar, në formën e një risie apsolute në treg, akses falas për përdorimin e FB, Instagram dhe Whatsappderi në 10 gigabite.

Përgjigjia jonë në treg me këto produkte të reja, të dallueshme në treg, është në vazhdën e qasjes sonë që në themelimin e operatorit celular Eagle Mobile, kohë kur sollëm konkurrencën në një treg të kontrolluar duke ofruar çmime të përballueshme. Misioni i ALBtelecom vijon të jetë i njëjti. Ne duam t’u japim të gjithë njerëzve mundësisë për të aksesuar teknologjinë dhe për të pasuruar komunikimin me çmime sa më konkurruese. “Kemi të bëjmë me një revolucion lidhur me paketat që ne ofrojmë, ku niveli i internetit në dispozicion është pakrahasueshëm i lartë në treg.”

2. Ju thoni revolucion me produktet. Mund të na bëni me dije me ndonjë tipar tjetër unik të produkteve tuaja që nuk gjendet në treg?

Ne ofrojmë një shërbim unik siç është ALBtv Mobile, televizionin në celular, që tashmë për paketat Super ofrohet Dhuratë, për çdo paketë 1,200 lekë e sipër. Gjithashtu jemi të vetmit në treg që ofrojmë minuta ndërkombëtare duke filluar që nga paketa 1,000 lekë.

drejtori albtelecom 2

3. Si i pritën konsumatorët këto produkte? Cili është produkti më i kërkuar deri më tani?

Reagimi ka qenë i menjëhershëm, mjaft pozitiv, duke na vërtetuar që ne e kemi lexuar drejt shqetësimin në treg. Me prezantimin e produkteve të reja në celular, regjistrimet në paketa janë shtuar, ku mbizotëron interesi për paketat dedikuar të rinjve. ALBtelecom beson në demokratizimin e internetit, duke e bërë informacionin të arritshëm për të gjithë. Për këtë arsye, ALBtelecom aktualisht ofron sasinë më të lartë të internetit brenda paketës në treg.

4. Këto janë kohë të vështira për tregun e telekomunikacioneve me çmimet e produkteve që po bien, me fitimet e kompanisë në rënie dhe nevojat e konsumatorit gjithmonë e në rritje për shërbime lidhur me internetin në celular apo edhe cilësi më të lartë. Si është përgatitur ALBtelecom për këto sfida të shumta? A ishte kjo koha e duhur për çmime më të ulëta?

Sfidat që ju numëroni janë padyshim prezente në tregun e telefonisë në Shqipëri, por gjithashtu këto janë edhe sfida globale. Evoluimi i teknologjisë përveç se është një oportunitet për kompanitë e telekomunikacionit, mbetet edhe një sfidë për gjetjen e rrugëve të reja për të përmbushur kërkesat e klientëve. Por, asnjë prej këtyrë sfidave nuk na kanë ndalur në misionin tonë për të sjellë teknologjinë më pranë njerëzve. Që në ditët e para të ofrimit të shërbimit celular, ne kemi luajtur një rol sfidues në treg, duke thyer një treg të kontrolluar përmes konkurrencës.

Në vitin 2008 me ofertat tona në tregun celular kemi arritur të ulim çmimet deri në masën 85%. Të njëjtën sfidë, ne e ndërmarrim edhe sot në një kohë kur tregu është më i maturuar, me misionin e pandryshuar për të qenë një hap përpara, për të bërë të aksesueshme teknologjinë për të gjithë. Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve që maksimizojnë vlerat për konsumatorët tanë, duke sjellë produktin e duhur tek çdo konsumator, për të ofruar cilësinë më të mirë të shërbimit dhe fleksibilitetin për zgjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura