Albin Kurti zbulon bisedën me të dërguarin e SHBA-ve Gabriel Escobar: Dialog parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje….

Dec 3, 2021 | 21:05
SHPËRNDAJE

I dërguari i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku diskutuan për çështje të ndryshme.

kurti

“Gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Kujtojmë që dialogu në nivel të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur, pasi pala serbe këmbëngul që të zbatohet Marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura