Albin Kurti, vizitë dyditore në Austri/ Zbardhet axhenda e takimeve të kryeministrit të Kosovës

Nov 22, 2021 | 11:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri ku po zhvillon një vizitë dy ditore. 

albin kurti

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë kësaj vizite Kurti pritet të zhvillojë takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet mes Kosovës e Austrisë dhe mënyrën e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

“Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00”, thuhet nga Kryeministria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura