Presidenti Ilir Meta është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.
Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet në Shqipëri. Dje takoi ish-kryeministrin Berisha, ndërsa sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes.
Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot me kreun e PD, Lulzim Basha.
Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al