Albin Kurti kërkon shkarkimin e Presidentit Thaçi. Marrëveshja sekrete që u gjet në zyrën e kryeministrit

Feb 26, 2020 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosoves ka kerkuar sot nisjen e procedurave per shkarkimin e presidentit Hashim Thaci, per shkelje te Kushtetutes. 

Mediat e Kosoves raportojne se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

thaci kurti

Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që mban datën 25 shkurt 2020, Kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura