Albin Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në, do ta bëjmë qeverinë e re të paparë

Jan 17, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat mes tij dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

Kurti ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

albin_kurti_3

”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”, ka thënë Kurti për Klan Kosova.

”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dh eta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”.

Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?

Kurti: E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar.

Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë.

Kur do ta dorëzojë emrin e mandatarit tek Presidenti Thaçi?

Kurti: Ne do ta dërgojmë propozimin tonë tek presidenti, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në.

Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që pas kësaj kohe të shkojmë bashkë me marrëveshjen.

Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura