Albin Kurti intervistë për median italiane: Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini

Aug 8, 2022 | 14:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ekziston rreziku i një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

albinkurti

Gjatë një interviste për repubblica.it, kryeministri Kurti u shpreh se situata ka ndryshuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thosha të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”, u shpreh Kurti.

Më pas vazhdoi: “Nuk dua të them se është shumë i madh. Ne kemi kontingjentin e NATO-s këtu, por sigurisht është i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë , atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë në veçanti, do të jenë shumë të larta.”

Sa i përket takimit në Bruksel pas tensioneve për dokumentet dhe targat kosovare, ai u shpreh: “Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim në Bruksel mes nesh dhe serbëve për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shpresoj se do të ndihmojë në uljen e tensionit. Protesta nuk u ngrit spontanisht, ajo u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia.

Pyetjes “a nuk mendoni se anëtarësimi në NATO, qëllimi i juaji i deklaruar, mund të gjenerojë tensione të tjera me Serbinë?”, kryeministri i Kosovës iu përgjigj: “E kundërta është e vërtetë. Partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe bashkimi me NATO-n do të ndihmojë në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme. Orientimi ynë është transparent. Dhe bazohet në vlerat euro-atlantike.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura