Albi flet për divorcin me Klaudian: Ajo më kërkoi të bënim fëmijë, por unë…

Sep 21, 2017 | 22:30
SHPËRNDAJE

Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina” Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit.

Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetërit ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij.

“Unë nuk isha I përgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më bashkë gjithmonë ndodh në Shqipëri duhet të kthehet gjthcka në urrejtje dhe inate, nëpër portale njerëzit ndaheshin në dy kampe, disa akuzonin Klaudian disa akuzonin mua, Pse duhet të ndodhë kështu?

Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njër-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se çdo të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

Nga ana tjeter  ai mohoi kategorikisht të ketë qenë faji i Klaudias, madje tregoi se menjëherë pas Amici-t, ajo i kishte kërkuar të bënin një fëmijë. Por ai kishte refuzuar. Por siç thotë, ishte për të mirën e saj.

Është hera e parë që Albi Nako tregon vetë arsyen e ndarjes. Ai tregoi se ka lexuar shumë komente të njerëzve që e gjykonin Klaudian si fajtore për ndarjen, duke e etiketuar si karrieriste.

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Kjo është e vetmja e vërtetë e madhe. Pastaj erdhën edhe gjëra të tjera, por që i dimë vetëm unë dhe ajo.”

E megjithatë, divorci nuk do të thotë ndarje për ta. Ata vijojnë të ruajnë komunikim shumë të mirë dhe Albi premtoi sot se do të jenë përherë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

“Ndodhi në mënyrë graduale, jo se ndodhi menjëherë. Por ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të ndarë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura