Albërie Hadërgjonaj në “Big Brother Vip”, çfarë e joshi këngëtaren për t’u bërë pjesë e aventurës televizive

Sep 19, 2021 | 19:30
SHPËRNDAJE

Formatit të shumëpritur “Big Brother Vip” me sa duket do t’i shtohet një prurje e re. 

alberije hadergjonaj (2)

Ajo është këngëtarja e dashur e të gjitha brezave, Albërie Hajdërgjonaj. Një shpirt i lirë, që flet pa asnjë problem edhe për gjërat e saj më private dhe intime në media, është zgjedhja më e përkryer e një formati të tillë.

alberije hadergjonaj (10)

Nëse koleget e saj, më të reja ose më të mëdha në moshë, bëjnë sforco të paimagjinueshme për ta marketuar veten sa më mirë, aq sa në disa raste dështojnë me sukses, Albëria nuk e ka fare këtë problem.

alberije hadergjonaj (9)

Ka qenë gjithmonë një njeri që ka folur hapur dhe sinqerisht dhe me sa duket kjo pjesë e karakterit të saj ka bërë që njerzit ta duan më shumë, bashkuar kjo me talentin e saj si këngëtare shumë e mirë.

alberije hadergjonaj (8)

Në fakt, me gati 30 vite karrierë si këngëtare, shumë e njohur në të gjitha trevat shqipfolëse që ka bërë për vete të madh e të vogël, që ka lëvruar të gjitha zhanret e muzikës, e ka marrë shumë çmime, për çfarë mund t’i duhet “Big Brother” Albëries?

alberije hadergjonaj (6)

Për më shumë vemendje? Edhe mundet! Në botën e showbizit nuk është kurrë mjaftueshëm. Por një arsye e fortë mund të jenë edhe paratë. Dhe në këtë spektakël çmimi është jo i vogël, bëhët fjalë për 100 milionë lekë të vjetër.

E kur jemi tek e folura e saj pa filtra, Albëria e ka prekur shpesh temën e parasë, paçka se për shumëkënd mund të jetë tabu. Madje, në eksperiencën tonë gazetareske shpesh Vipat flasin më pa problem për jetën intime, sesa për financat e tyre.

alberije hadergjonaj (3)

Por Albëria i tregon të gjithë pa problem. Të paktën këtu e 10 vite më parë, nëse shohim arkiva e intervistave të Hadërgjonajt, ajo profesionin e saj si dhe cilësinë e jetës e ka lidhur gjithmonë me sa para fiton.

E pyetur nga “Panorama Plus” nëse mund të na rrëfejë sekretin e rinisë së përjetshme dhe si ka arritur ajo ta sfidojë kohën, sot 46 vjeç, këngëtarja përgjigjet: “Në fakt, nuk është një sekret i vetëm, pasi janë shumë gjëra në kompleks që të bëjnë të dukesh mirë. Së pari gjeni, përkujdesja e vazhdueshme dhe më e rëndësishmja, paratë”. 

alberije hadergjonaj (7)

Dhe për të mbetur te teoria e përbotshme “It’s all about money”, e pyetur nga gazeta jonë nëse fitoni shumë para nga muzika, Albëria përgjgjej: “Fitoj para nga muzika, por jo aq sa të jem VIP”.

Edhe kur u pyet për arsyet e divorcit nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy vajza, Hadërgjonaj dha këtë përgjigje: “Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”.

alberije hadergjonaj (5)

Pra, edhe arsyen e divorcit ajo e lidh me paranë, madje e cilëson edhe si shkak të ndarjes paranë. Po në fakt çfarë jete ka bërë Albëria?

Ajo dukej se jetonte shumë mirë fianaciarisht dhe kjo nuk kishte të bënte vetëm me faktin se ishte e martuar me një burrë të pasur. Vetë Albëria ka arritur të fitojë para me zërin e saj, duke marrë pjesë në dasma e evente familjare, fakt që ajo e ka rrëfyer vetë.

alberije hadergjonaj (1)

AVENTURA AMERIKANE DHE TOKA E PREMTUAR, QË ME SA DUKET NUK E KA PËRMBUSHUR AKOMA 

Prej disa vitesh ka lënë Shqipërinë për t’u zhvendosur në Nju Jork. Edhe për jetën e re atje, Albëria ka ndarë detaje me publikun: “Kur jam zhvendosur në Amerikë, kam punuar si dado, kam pastruar shtëpi, kam bërë gjithçka për të mbijetuar në një vend tjetër”.

Ndërsa më pas ajo ka treguar se punon si agjente shitjesh të objekteve, tokave. Ndër të tjera, ajo tha se po mendon që të hapë agjencinë e saj në SHBA.

alberije hadergjonaj (4)

“Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi, sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi e i lutem ta merrja shtëpinë, por më thotë se është e pamundur. I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artiste. Nuk jemi popull kot. Më lejoi ta merrja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. ‘Ikën lekët’ mendova, tani do rri pa bukë. U sistemuam në shtëpi, blemë një dyshek me Anxhelinën dhe e vendosëm në tokë. Shpesh mendoj të rikthehem, por nuk më lë Anxhelina”, – ka rrëfyer Albëria për muajt e parë kur u vendos në SHBA.

ALBERIE2

Futja në “Big Brother Vip” mund të quhet një lloj rikthimi i këngëtares, ose thjesht një aventurë, por më së shumti një investim për çmimin e madh.

Ndërkohë ne do të kemi mundësi që jo vetëm Albërien, por edhe personazhe të tjerë të famshëm, të mund t’i njohim shumë më mirë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme dhe më të vëzhguar në Shqipëri.

/Panoramaplus.al

Albërie Hadërgjonaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura