Albatros Rexhaj zvogëlohet nga humbja e peshës, tashmë është 10 kg më pak

Nov 27, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

Albatros 1 531956_10152067786899577_2033889441_n

Shkrimtari nga Kosova, Albatros Rexhaj, është një nga konkurrentët e spektaklit “Dancing with the stars” që garojnë për kupën. E përveç zhdërvjelltësisë në lëvizje, Rexhaj ka përfituar shumë nga kjo garë sa i takon humbjes në peshë dhe dukjes më elegante. Nga java në javë, Albatrosi ka mundur të heqë gati 10 kilogramë nga pesha e tij trupore, duke e ndierë ndryshimin sidomos tekveshjet.

Kështu nga masa “large” që vishte dikur, tashmë i është dashur të ndryshojë gardërobën pasi i duhen veshje në masën “medium”. Për këtë ndryshim të dukshëm në pamje, e ka ndihmuar dieta e re ushqimore, e cila tashmë dominohet nga perimet e ziera. Shkrimtari 40-vjeçar dhe autori i një prej faqeve më të ndjekura në rrjetet sociale “Filozofia Urbane”, këtë vit ishte i suksesshëm edhe në ditën e Panairit të Librit në Tiranë, pasi libri i tij “Rebelimi i Lulusë” u rendit ndër titujt më të shitur.

Albatros 2 11100394_10153726862454577_8175678666322551141_nkercim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura