Albano Bogdo: Jam i dashuruar, ajo është qendra e Universit ”

Jul 28, 2015 | 13:59
SHPËRNDAJE

Albano-ok-prape-11667381_10200687362782941_8563179618514416596_n
Si sheiku i “Grand Hotel 2xl”, Albano Bogdo e shihte realitetin shqiptar herë nga poshtë dhe herë nga sipër. Për ta parë ashtu si është në të vërtetë, atij i duhet të jetë vetvetja, gjë që di ta bëjë mirë edhe kur është në skenë. Përtej humorit dhe ironisë së hapur ndaj personazheve publike e fenomeve, Bogdo na flet për jetën e tij dhe vajzën e panjohur që i ka rrëmbyer zemrën   

 Sapo ka përfunduar sezoni televiziv i “Grand Hotel 2xl”. Cili ishte karakteri brenda të cilit bëre qejf, dhe personazhi që ndjeve vuajtjen e tij?
Këtë sezon televiziv solla disa karaktere të reja.  Sigurisht, kryesori ishte Jeronimi, por Sheiku dhe Mihali ishin personazhe që publiku i priti mirë. Pyetjes suaj është e vështirë t’i përgjigjem. Me të gjithë karakteret bëj qejf dhe njëkohësisht përjetoj vuajtjet e tyre.

Pse vendose t’i presësh kaçurrelat “live” në spektakël, të cilat të identifikonin si personazh?
Gjysmat e flokëve i preva me gërshërë në skenë gjatë shfaqjes së fundit të sezonit. Vapa ishte një faktor…
Albano-ok-222-11228913_10200728595373730_5213632243601629722_n
Humori për ty është mënyrë jetese, apo ti e ndan mirë jetën e përditshme nga ajo e batutave?
Humori është pjesë e jetës së gjithkujt. Megjithatë, humorin nuk është se e diferencoj nga jeta ime private, por aktrimin po. Në jetë nuk aktroj kurrë, jam gjithmonë i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë.

Zakonisht mban qëndrim ironik edhe ndaj disa artistëve. Cilët prej tyre të frymëzojnë për të bërë humor?
Nuk dua të merrem me të shara, por edhe idhuj nuk kam. Gjithsesi, mund të përmend disa artistë që i admiroj, pasi vlerësoj shumë punën e tyre. Agim Bajko për mua është një ikonë e punës së palodhshme dhe e humorit të rafinuar. Aleksandër dhe Renis Gjoka, janë dy miqtë e mi, të cilët e kanë ngritur muzikën rock në Shqipëri në nivel tjetër.

Si e zhvillon veten një artist, ti çfarë lexon më shumë?
Lexoj relativisht shumë, ndaj çfarë lexon është pyetje e çuditshme për mua. Mund t’ju them çfarë nuk lexoj. Unë nuk lexoj Daniel Steel, Paolo Coelho. Nuk lexoj Albatros Rexhaj dhe në përgjithësi asgjë të lehtë dhe të pamenduar.

Marrëdhënia jote me kinemanë dhe muzikën, cila është? Filmi dhe kënga, ku e gjen veten më shumë?
Unë jam fans ekstrem i kinemasë dhe i muzikës. Shoh shumë filma gjithë ditën, dhe kohën që nuk shoh filma, unë dëgjoj muzikë. Filmi që shoh gjithmonë është “Lord of the rings” dhe “The hobbit”.
Të pëlqen të tallesh me çfarë sheh rreth e rrotull, nisur nga statuset e tua ironike në rrjetet sociale?
Jo, nuk tallem. S’më pëlqen ta konsideroj kështu qëndrimin tim.

Je protagonist në jetën tënde apo kënaqesh me pak?
Nuk kënaqem me pak. Kërkoj gjithmonë shumë nga vetja, por dua të theksoj që ambiciet e mia janë kryesisht profesionale dhe vetëm pak materialiste.

Çfarë të duket qesharake në realitetin tonë?
Realiteti në Shqipëri është shumë enigmatik.

Shpesh vë në lojë edhe meshkujt ,edhe femrat.      Qenia e brishtë çfarë është për ty?
Qenia femërore është qendra e universit, pra e universit mashkullor

Herë pas here poston foto me një vajzë, me të cilën dukesh i dashuruar. Është e duhuara?
Jam i dashuruar, megjithatë nuk dua të flas shumë për historinë time.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura