Albana Osmani shet mend me fustan të kopjuar: “Më marrtë të keqen Beyonce me fotoshop”

May 18, 2015 | 14:24
SHPËRNDAJE

Prezantuesja, dedikime dashurie e lavde për veten

Albana Osmani (majtas) në mbrëmjen e “Ami Event” me fustanin kopje si të Alessandra Ambrosio-s (djathtas)

E ftuar në mbrëmjen “Ami Event”, prezantuesja Albana Osmani ka shitur mend hapur për linjat seksi të trupit, por edhe për fustanin për të cilin falenderoi stilisten e saj, duke theksuar se e ka veshur për herë të parë. Albana mbase e vesh për herë të parë, edhe stilistja e ka qepur për herë të parë, por gjithçka është e kopjuar. Të njëjtin fustan në prerje dhe ngjyrë e ka veshur kohë më parë modelja e famshme Alesandra Ambrosio. Për Albana Osmanin nuk është hera e parë që kapet me kopje fustanesh. Madje, vetëm pak ditë më parë ajo pozoi për një revistë, me të njëjtin fustan të bardhë si të Beyonce gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”. Veçse fustani i divës së muzikës ishte stiluar nga i famshmi Zuhair Murad, ndërsa i Albanës kushedi në ç’rrobaqepësi… Pra, brenda javës, Albana me dy kopje. Vera është përpara për të tjerat…
E sikur mos të mos mjaftonin këto, Albana ka bërë një dedikim dalldisës për veten. Ajo postoi një koment të gjatë në Instagram, ku në dialektin e origjinës, kosovarçe, nuk la fjalë pa u lavdëruar se është e mirë në çdo aspekt dhe me pak fjalë.

“Një koment e kam për veten: OOOOO vallaj po t’du shummmm je yll bre çka tka bo nona kaq t’mirë hee ku-ku! Krejt po t’du! Je yll je dritë je kaq njeri i mirë o Zot i madh na ruj ku je! Aq sa sdi vallaj kush ka fitu nobel nana jote që tka bo a Nona Terez! Krej engjull! Po shkëlqen si ylli ma i madh, ke dal pak cullak qaty n’kraharor po qeshtu o puna tash kan ik ato koh’ spo di mo’ çka me shtu. Tmorshin tkeqen se je Zoj e rond, ski nevoj për kurrgjo n’bot! Tmartë tkeqen Fotoshopi e Beyonce me gjith shoqni! Kadal nji herë shuj brehh mer frymë. qashtu shkrepeeeeee. Po ta bëj dhe nji llajk ne fund direkt, po t’llovi vallaj po shume-shume eeeee!, është komenti i saj në Instagram, ndërsa përfundon me “duajeni veten”.

Beyonce
Albana Osmani në kopertinën e revistës shqiptare “Star”, me fustan kopje si të Beyonce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura