Albana Osmani nuk heq dorë nga takat e larta as gjatë ditës

May 27, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE


Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Albana Osmani, është fotografuar me “look”-un e saj të përditshëm, larg projektorëve të studios televizive dhe pa make up. Me një veshje trendy ajo ekspozon trupin e saj të palestruar, por në majë të takave. Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e ish-Bllokut me një mikeshë. Mbetet për t’u vlerësuar fakti që Albana vazhdon ta ruajë me fanatizëm elegancën, që i jep mundësi të vishet si të dojë dhe të duket bukur. Këto foto në stilin “casual” të Osmanit vijnë pas një seti fotografish artistike për një revistë, ku u shfaq sensuale me një fustan transparent. Së fundi, Albana Osmani u komentua në rrjetet sociale, pas një propozimi për martesë në “Fiks Fare” nga një djalë i dashuruar pas saj. Selamiu, fshatari që dikur kishte qenë i burgosur, është i gatshëm që të shesë çdo gjë që ka vetëm për t’i plotësuar kërkesat e larta prezantueses. “Kam rënë në dashuri me Albanën. Por, varet nga ajo nëse do të më pranojë. Të lutem, martohu me mua! Albana, unë vetëm ty të dua!”, thotë ndër të tjera Selamiu, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka për të. Ai madje kishte vendosur të shiste pronat që ka në fshat, vetëm që t’i plotësojë çdo kërkesë moderatores. Këtë histori Osmani vendosi ta ndajë me publikun gjatë emisionit “Fiks Fare”, por videoja u komentua negativisht nga fansat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura