Alba krijon lidhje të re, Diedoni: Shyqyr, se do të më lërë rehat!

Apr 23, 2016 | 13:45
SHPËRNDAJE

Finalistja e “Big Brother 8”, Alba Çobaj, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për tre muaj “reality show” në ekran, duket se më në fund e ka lënë pas historinë e dashurisë me Diedon Musën. Pasi bëri ndërhyrjen estetike në hundë, vizatoi tattoo të reja në trup dhe nisi punën në televizion me emisionin e saj, që ishte edhe ëndrra e ish-modeles, duket se fati i ka ndritur edhe në dashuri vajzës kontraverse nga Tirana. Vetëm një muaj pas njohjes së re, ajo ka vendosur ta bëjë publike lidhjen me një djalë brun simpatik, që quhet Enea.

Ajo ka vendosur që 1 muaj lidhje ta festojë me një udhëtim në Milano. Ka zgjedhur pikërisht këtë vend të preferuar nga ajo vetë, për të postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para, të cilat i ka shpërndarë me mbishkrimin “Amore”. Dhe si gjithmonë ajo ka dhe një mesazh për xhelozët, që mund ta shohin me zili shfaqjen e saj shumë shpejt në krahët e dikujt tjetër.

cxbvxcvcx

“Mos i urreni të tjerët për lumturinë e tyre, sepse Zoti nuk do t’ju dhurojë ju lumturi për veten tuaj”, shkruante ajo në një nga fotot me të dashurin aktual të shkrepur në Alessandria. Për momentin ende nuk dihen më shumë detaje se çfarë profesioni ka i dashuri dhe ku janë njohur, por një gjë është e sigurt, që një muaj i ka mjaftuar asaj për ta ndier veten të sigurt në këtë histori të re dashurie. Duket se lidhjen me stomatologun nga Kosova ajo e ka hedhur tërësisht pas krahëve, edhe pse e prezantoi si një marrëdhënie të fortë që mund të përfundonte me martesë.

Ndryshe nga Alba Çobaj, që po i përkushtohet televizionit pas famës që mori në “Big Brother”, Diedon Musa i është rikthyer profesionit të stomatologut jashtë vë- mendjes publike. Gjithsesi, ftesave që i bëhen nga Tirana për të marrë pjesë në evente të rëndësishme ai nuk u thotë jo, pasi ky qytet për të ka lënë gjurmë të forta në jetën e tij. Në një nga eventet e fundit rastisi në një ambient me ish-të dashurën Albën, prandaj tregon nëse ata përshëndeten zakonisht dhe si e priti lidhjen e saj të re…

ndbfs

Diedon, si po shkon jeta jote pas “Big Brother”?

Jeta jashtë ekranit po vazhdon brenda kornizave të normalitetit, me qetësinë e saj rutinore dhe origjinalitetin që e karakterizon. Puna si stomatolog po ecën mirë, falë Zotit, kjo edhe për faktin se jam përkushtuar maksimalisht vetëm pas punës dhe asgjëje tjetër. Sepse kuptohet që është gjëja më e rëndësishme në jetë për mua.I suksesshëm mund të them që jam më shumë sesa e kam pritur të jem në një kohë kaq të shkurtër, që nga marrja e titullit Doktor. Jam shumë i kënaqur, dhe sidomos më lumturon fakti që të tjerët ndahen të kënaqur nga unë.

Cilat janë kontaktet që ke tani me Tiranën, të lidh ende diçka me këtë qytet?

Me Tiranën kam kontakte të shpeshta, për shkak të shoqërisë që kam krijuar dhe ambientimit si në shtëpinë time. Madje, më duket sikur kam jetuar një jetë të tërë andej, dhe tani kam ikur me pushime. E vërteta është që në disa raste po e vë re që kur po mendoj dhe flas me veten, po e bëj me dialekt tirons, që do të thotë se ka një impakt relativisht të madh tek unë koha që kalova atje. Ndërsa sa i përket famës, jemi mësuar tashmë se është ndjesi e tejkaluar. Gjithsesi e bukur fama, por me të mirat dhe të këqijat e saj.

Ke marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e ndonjë spektakli me VIP-a, siç ka ndodhur me mikun tënd, Veseli Kurtishaj?

Kuptohet që kemi oferta kohë pas kohe dhe mundohem të jem në ata persona që i vlerësoj më të rëndësishmet. Së fundmi isha te festa “Sekreti i ëmbël” në Tiranë. U kënaqa shumë mes miqsh dhe gjithmonë do të jem i hapur e do mundohem t’ua kthej me praninë time, respektin që më bëjnë duke më ftuar.

Në të njëjtën festë ka qenë dhe ish-e dashura jote, Alba Çobaj. Shkëmbyet ndonjë përshëndetje?

Takova shumë miq në atë festë madhështore me shumë të ftuar VIP, gjithashtu njoha miq të rinj aty, por nuk u takova me personin në fjalë. Më thanë që vinte lart e poshtë vërdallë, kaloi më duket kalimthi atypari, por kuptohet që nuk u përshëndetëm dhe as nuk do të përshëndetemi ndonjëherë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të ka shkuar në mendje për ndonjë rikthim me Albën?

Konsideroj që fëmijërinë e kam kaluar me kohë, adoleshencën gjithashtu, dhe këto janë dy gjëra që nuk besoj se njeriu kthehet mbrapsht t’i jetojë përsëri. Njësoj vlen dhe për rastin në fjalë. Është e sigurt që rikthim të dytë nuk do të ketë, këtë e them sepse zhgënjimin që njeriu përjeton në momentin kur e sheh që ka një anë të “tretë” të monedhës është mjaftushëm bindës për të folur me kaq shumë siguri.

Si e prite lajmin se ajo sapo ka krijuar një lidhje të re?

Faleminderit Zot që s’merret më me mua! Se e kishte bërë zakon çdo dy- tri javë shkruante ose me nostalgji, ose me sharje në rrjetet sociale. Por, gjithsesi, kalimtare e ka.

alba-dhe-diedoni

Po SMS të shkruante?

Jo, s’jemi shkruar prej shumë kohësh, por sulmonte me statuse si fëmijë. Por e tillë është. Shpresoj t’i zgjasë kjo lidhje, se është e sigurt që do ta bëjë fajtor për ndonjë gjë në fund këtë djalin, dhe të fillojë ta urrejë si gjithë të tjerët.(qesh)

Po ti je njohur me ndonjë vajzë në mënyrë speciale?

Përderisa jetojmë në një botë sociale, dhe në një shoqëri mendjehapur dhe të përbashkët njohje do të ketë vazhdimisht. Kuptohet që njohjet kanë qenë kryesisht në aspektin shoqëror, me ndonje rast të rrallë “special”, por që ende jo diçka konkrete, siç tregon edhe statusi që jam aktualisht(qesh).

Si do ta doje një vajzë për lidhje serioze?

Hmm. Në fakt, nuk kam shumë specifikacione, ose preferenca strikte. Mjafton të jetë njeri në aspektin e gjerë të fjalës, të dijë të pranojë dhe ta kthejë respektin, të vlerësojë dhe të jetë me këmbë në tokë. Nuk e kam menduar ndonjëherë që më duhet të bëj një listë dëshirash për këtë zgjedhje.

Ndihesh i gatshëm për martesë dhe në ç’rast do e merrje një vendim të tillë? Për martesë?

Hmm. I gatshëm po të jetë me personin e duhur, pse jo? Konsideroj që gjërat e tjera në jetë që duhet i kam arritur, kështu që nuk shoh ndonjë pengesë nëse mund të them, përveç gjërave subjektive, sensuale, emocionale. Ndërsa sa i përket kërkesës nga vajzat, në fakt jooo, nuk është një muhabet ky që lëshohem dhe e diskutoj paraprakisht. Një vendim të tillë do ta merrja në momentin që do besoj se kam takuar jo vetëm një grua të mrekullueshme për veten time, por edhe një nënë të mrekullushme për fëmijët e mi në të ardhmen. Besoj se do të jetë zgjedhja e duhur në momentin e duhur.

Alba ta kërkoi diçka të tillë?

Nuk e mbaj mend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura