Alba Hoxha poston foton me mbesën, Albi Nako i bën komentin më të çuditshëm balerinës

Oct 16, 2018 | 14:06
SHPËRNDAJE

Balerina e njohur dhe shumë e komentuar Alba Hoxha i ka bërë vetes një komliment të këndshëm.

albi

Nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e “Instagram”-it, ku shihet me mbesën e saj të vogël, Alba i thotë vetes tezja më e mirë në botë,

“E di Meila që ka tezen më të mirë në botë”, shkruan Alba bashkëngjitur me foton, teksa shihet duke buzëqeshur me vogëlushen që ndodhet në karrocë.

albaa

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku nuk ka munguar edhe një nga koreografi i njohur Albi Nako. Ky i fundit ka bërë komentin më të çuditshëm në “Instagram”.

alba

Duke qenë se Alba thotë “a e di Meila që ka tezen më të mirë në botë”, atëherë edhe Albi bën një pyetje: “E di Meila sa është rritur çmimi i prasit në treg?”.

Balerina e njohur nuk i ka kthyer përgjigje koreografit, por ka pritur komente të tjera mjaft pozitive.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura