Alba Hoxha humb ekuilibrin e rrëzohet, tregon si e mënjanoi këtë moment të sikletshëm

Oct 10, 2019 | 15:55
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga balerina shqiptare më të njohura. Bëhet fjalë për Alba Hoxhën, e cila ka përjetuar një moment të sikletshëm së fundmi dhe e ka ndarë reagimin e saj në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar një video me Valer Kolnikajn, ku ballerina përpiqet të hypë në shpatullat e valerit, dhe në një moment humb ekuilibrin dhe rrëzohet.

Pavarësisht kësaj ajo ngrihet përsëri dhe vazhdon kërcimin, duke bërë sikur nuk ndodhi asgjë.

“Epo gjëra që ndodhin janë. Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”, është shprehur Alban në postimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura