Alba e “BB” bënte thirrje ironike: Le të vrasim veten të gjithë!

Mar 22, 2015 | 11:37
SHPËRNDAJE

Në një video të publikuar më 17 korrik të vitit të kaluar, në llogarinë e Alba Çobajt, video kjo prej 17 sekondash, banorja pole mizuese e “Big Brother” bën thirrje për vrasje. Përmbajtja e videos është e tillë: ‘’Përshëndetje të dashur miq, ne jemi dëshmitarë të Jehovait, nëse doni të bashkoheni me ne për një jetë më të lumtur, atëherë le të vrasim veten të gjithë së bashku. Bashkohuni me ne, bashkohu me dëshmitarët e Jehovait’’. Kuptohet se e gjithë kjo është një farë talljeje dhe sarkazme nga ana e saj. Një tjetër gjest rebelimi nga ana e Albës është një shkrim i gjatë, ku ajo shpreh pakënaqësitë e saj: ‘’Duhet të ndihesha krenare, thonë që vijmë nga pellazgët, nga ilirët. Ishin trima thonë, të pamposhtur, sundimtarë e luftëtarë të zotë. Nuk e di çfarë ka ngelur nga ilirët te ne, përveç formës së kokës dhe grushtit në gjoks. Por ilirët nuk ishin patriotë si ju, që dashurinë për atdheun e dashur e shfaqni në rrjetet sociale e kur dilni nga shtëpia, e pështyni në çdo cep. Çdo plehrë e juaja e përdhunon këtë vend çdo ditë, çdo shenjë dhune ndaj grave, çdo keqqeverisje, çdo votë apo mosvotim e përdhos çdo vit e më shumë këtë vend… Nuk mund të jem krenare për një vend që të vë në gjumë e të vret në ëndrra, për një gropë thithëse që të zhyt më poshtë, sa herë hedh një hap; Për një vend ku burrat duan kurva, por i duan të virgjra, ku nënshtrojnë gratë e tyre dhe duan t’u japin liri dashnoreve’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura