Alba dhe Diedoni kalojnë natë pasionante në shtrat

Mar 28, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Dita e sotme tek pjesa më e madhe e banorëve ka lënë gjurme, e njëjta gjë është dhe për Albën por ajo e sheh më ndryshe fundin e kësaj nate. Ajo e ndihmon që të bëjë gati valixhen pasi Diedoni është në nominim dhe nesër është dita e fundit në shtëpi.

Alba dhe i dashuri i saj Diedoni pasi përfunduan së bëri gati valixhen vendosin të flenë. Ata kalojë orë të tëra duke u përqafuar e shkëmbyer puthje malli. Diedoni në çdo fjalë që ata flasin i kujton se nesër do të ikë. Alba mërzitet nga ky fakt dhe i lutet të mos ia përsërisë më atë fjalë. Diedoni i thotë se ai e përsërit pasi do të dijë rëndësinë që ka për të .”Fakti që jam tani këtu me ty do të thotë se ka shumë rëndësi për mua” i përgjigjet Alba.

“Do ishte shumë e bukur sikur të ishim bashkë deri në fund, unë nuk të llogaris në lojë në kuptimin e mirë të fjalës edhe sikur ta fitoje ti për mua do ishte njësoj. Vetëm duke ndenjur kështu jam kaq e lumtur imagjino në momente të tjera” i shprehet Alba-Diedonit.

Ata përfshihen në krahët e njëri-tjetrit dhe pëshpëritin se nuk duan të ndahen më. Alba i thotë se dhe po ti duhet të jetojë 24 orë në 24 dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk do të mërzitej kurrë dhe kjo do ta bënte shumë të lumtur. Ajo vendoset sipër tij dhe dëshiron të shijojë dhe natën e fundit në shtëpi më të dashurin e saj. Fjala saj e fundit është: “Diedon ti nesër mund të ikësh, kjo mund të jetë nata e fundit për mua”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura