Alba dhe Diedoni ‘dashuri’ në orët e para të mëngjesit

Mar 27, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE

Alba dhe Diedoni e cilësojnë marrëdhënien e tyre si të vetmen gjë të ëmbël në shtëpi. Mes përqafimesh dhe puthjesh të nxehta shprehin lumturinë që ndjejnë dhe mirënjohjen për fatin që i bashkoi.

Diedoni do që mundësia e dhënë për të bashkëjetuar duhet shfrytëzuar në maksimum. Alba e mbështet duke e mbuluar me puthje. “Do doja të të thosha shumë gjëra tani. Ato që mendoj dhe ndjej në lidhje me ne” i thotë Alba. Dideoni shumë kureshtarë të dijë, i kërkon që të fillojë ajo, por Alba vendos të mos flasë.

Në mungesë të fjalëve të saj Diedoni vendos t’i shpreh çfarë ndjen në ato momente. Ai e puth dhe i thotë se ne jemi zhurma më e mirë në këtë shtëpi, më e ëmbla, më e dashura, më e pastërta ”. Alba i kërkon të mos vazhdojë më të flase, pasi do të qajë. Ai i tregon se ai ka dhunti të shkruajë dhe nuk do që ajo të qajë gjithmonë nga vargjet e tij.

“Është pjesa e brendshme që të bën ta duash një person, por është edhe filling qe nuk e shpjegon dot” i thotë Alba e lumturuar që ai di të shkruajë. 

Çifti i këtij edicioni të tetë të Big Brother duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe çdo ditë që kalon e forcon më shumë lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura