Alba Çobaj: Pas daljes nga loja konfirmoj, Diedoni do të jetë burri im

Jun 21, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE


Duket se e duan me mish e shpirt njëri-tjetrin dhe s’kanë frikë ta pohojnë këtë fakt. Për dashurinë e tyre ata flasin edhe në kohën e ardhme. Fituesja e vendit të dytë të “Big Brother 8”, Alba Çobaj dhe stomatologu nga Kosova, Diedon Musa, tani janë më të qartë për planet që kanë si çift. Pasi Alba ka takuar familjen e tij, na rrëfejnë planet për bashkëjetë si fillim, me destinacion martesën.  
Alba, si ishte ky ritakim me Diedonin jashtë kamerave?
Ritakimi me Diedonin ishte siç e prisja, plot mall dhe dashuri.
Kuptuat se ndjenja ekziston vërtet mes jush? Si mund ta përshkruash lidhjen tuaj, që shumë të tjerë e vlerësojnë?
E kemi kuptuar që ka ndjenja mes nesh, prej kohësh. Lidhja jonë është një lidhje e pjekur dhe e konsoliduar tashmë, ku reflektohet në çdo moment kjo dashuri.
Dukeni shumë të kundërt, por në cilën pikë bashkohen tipat tuaj?
Gjërat që na bashkojnë janë të pafundme, në krahasim me ato që na ndajnë. Kur duhesh, gjen gjithçka që të bashkon dhe nuk lejon asgjë, sado të vogël apo e madhe, të reflektohet si “ndarje” mes nesh.
Nëse do të vendosni për bashkëjetesë, ku do të jetë në Kosovë apo Shqipëri?
Ne kemi vendosur që do jemi bashkë sido të jetë, në Tiranë apo në Kosovë. Për momentin po pres të stabilizohem me punë. Por që do jemi bashkë, kjo është pak, por e sigurt.
Një vajzë ekstravagante me një djalë kaq serioz. Sa e mundur është të kuptoheni në vazhdim?
Ne jemi bashkë sepse kemi kuptuar brendinë e njëri-tjetrit, duke e bërë aparencën të papërfillshme. Përderisa jemi bashkë e duhemi, do të thotë se kuptohemi në mënyrë perfekte.
Në finalen e “Big Brother” u shprehe me humor se nuk fitove çmimin e madh, por “Burrin e madh”, pra Diedonin. Kaq seriozisht e keni marrë njëri-tjetrin?
Fillimisht nisi me shaka, por tani mund ta konfirmoj se “Burri i madh” do bëhet burri im i ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura