Alba Çobaj: Ja pse mbaj unazë në gishtin e fejesës prej 10 vitesh

May 19, 2016 | 11:59
SHPËRNDAJE

Finalistja e “Big Brother 8”, Alba Çobaj, u komentua para pak ditësh për një lajm fejese me të dashurin e saj, Enea, nisur nga një detaj i kapur në një gazetarët në një nga fotot e saj.

Fjala ishte për një unazë që Alba mban në gishtin e fejesës, dhe që u aludua për hedhjen e një hapi të rëndësishëm në lidhjen e saj vetëm dymujore. “Unë kam 10 vjet që mbaj unazë aty. Është çështje fiksimi, jam mësuar tashmë”, tha ajo për “Panorama”.

Sa për lidhjen aktuale dhe nëse kanë bërë ndonjë plan bashkë, ajo përgjigjet: “Është herët për të folur”. Alba e bëri publike lidhjen gjatë një udhëtimi romantik në Milano. Çifti i ri shpesh ndajnë foto me miqtë, prej të cilëve marrin shumë urime.

Untitled

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura