Alba Çobaj ëndërron seksin e zjarrtë, ndërsa bën realitet emisionin e saj në TV

Nov 30, 2015 | 12:19
SHPËRNDAJE

Alba me hunden e re12004858_796601807115283_8020919124257119886_n

Pasi bëri ndërhyrje në hundë dhe festoi ditëlindjen e 25-të, finalistja e “Big Brother” duket se ende nuk e ka gjetur dashurinë e ëndërruar, pas ndarjes nga stomatologu Diedon Musa. Pak ditë më parë, Alba e ka ndarë me ndjekësit në Facebook këtë mungesë, duke postuar një fragment nga një libër i P. Coelhos ku thuhet: “Unë dashuroj, po në këmbim dua diçka konkrete, shtrëngim duarsh, puthje e seks të zjarrtë…” Alba ka gjetur veten në këtë frazë dhe gjithë fragmentin e librit të shkrimtarit, pasi e ka deklaruar me shënimin e saj: “Unë nuk kam çfarë shtoj. P.Coelho, të dua për çdo germë që shkruan!”.

Bashkë me librat që flasin për dashurinë, Alba ka blerë në ditët e Panairit të Librit edhe botime mbi gazetarinë, pasi ky është profesioni që ajo po i hyn seriozisht. Alba po punon për programin e saj televiziv, që më shumë gjasa ka të shfaqet në kanalin muzikor “Mad”. Pa dyshim që do të jetë një program argëtues, ku përveç muzikës, vetë Alba do të jetë protagoniste me sensin e humorit dhe batutat e saj. Paralelisht me përgatitjet për t’u shfaqur në ekran së shpejti, ajo ka hapur një website totalisht personal. www.albacobaj.com do të jetë faqja në të cilën vajza, e cila ka punuar më parë si menaxhere e club-eve të natës, do të botojë shkrimet e saj sarkastike mbi fenomene sociale të aktualitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura