Alba Çobaj e fiksuar pas djemve të “Big Brother”, kësaj here i afrohet Anaidit

Jan 9, 2016 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ka shkaktuar shumë zhurmë dy javë më parë në faqet e shtypit rozë, deklarata e Alba Çobajt pas katër muajsh ndarjeje, duke pohuar se në fakt ishte ajo që i dha duart stomatologut nga Kosova, Diedon Musës.

Të vërtetën e saj për ndarjen nga i dashuri që e njohu në lojë e rrëfeu në studion e Alban Dudushit, “Top Show”, ku diskutohej mes personazheve të njohur tema “Ligjin e bëj unë”. Gjatë emisionit diskutoi dhe çështjen e vajzave që e kanë gati të pamundur të gjejnë një partner sot, ku la të kuptohej se ishte e vështirë dhe për të të krijonte një lidhje serioze.

Por, mesa duket, tratativat i ka nisur në jetën e saj të përditshme, ndërkohë që po përgatitet t’i hyjë botës së televizionit me një emision personal. Dhe duket se sytë i ka sërish te djemtë e “Big Brother”.

1556

Fotografi ynë e ka kapur në shoqërinë e fituesit të “BB6”, Anaid Kaloti, gjatë inagurimit të “Divina Bar Restorant” në zonën e ishBllokut, ku ishin të pranishëm shumë personazhe VIP. Në këtë festë, Alba dhe Anaidi shijuan banketin mbretëror të kulinarisë “Neranxi”, duke e shoqëruar me nga një gotë verë të bardhë.

Dy ish-lojtarët e të njëjtit format televiziv, jo vetëm që biseduan privatisht, por edhe qeshnin me batutat e njëri-tjetrit, pasi dihet që të dy kanë sens humori. Kohët e fundit, edhe pse Anaidi ka preferuar të qëndrojë jashtë vëmendjes mediatike, është përfolur për lidhjen e tij mbi dyvjeçare me Oriolën, një studente e Kantos dhe blogere mode. Le të shohim se si do të vazhdojë miqësia e tij me Albën tani e tutje, e cila duket se përshtatet më mirë me djemtë e hedhur.

524555

ALBA ÇOBAJ, NË EKRAN PËR TË RAPORTUAR SKANDALET E VIP-AVE

Ndërsa sa i takon jetës profesionale, Alba Çobaj po bën realitet ëndrrën e saj, për të qenë një gazetare televizioni. E kishte shprehur këtë pasion brenda lojës së “Big Brother” dhe tashmë gjithç- ka është gati. Pas eksperiencës radiofonike në “Top Albania Radio”, ajo do të shfaqet çdo të shtunë në orën 15:00 në televizionin “In” me emisionin “Gossip Girl”, ku ka si mision publikimin e skandaleve të VIPave.

Në këtë program të ideuar nga vetë ajo, Alba shfaqet në rolin e një “Gossip Girl”, ashtu siç ka vendosur ta titullojë emisionin e saj. Edhe këtë herë do të nxjerrë në pah natyrën e saj prej ngacmueseje, me në qendër personazhet e showbiz-it, thashethemet dhe ndodhi nga jeta e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura