Alarmi te Barcelona, vetëm dy futbollistë kanë fituar imunitet

Mar 17, 2020 | 9:48
SHPËRNDAJE

Sot për sot, vetëm dy lojtarë të skuadrës aktuale të Barcelonës kanë treguar “imunitet” nga dëmtimet. Bëhet fjalë për dy blerjet e verës Antuan Grizman dhe Frenki De Jong. Të dy lojtarët kane qenë të gatshëm në çdo ndeshje, pavarësisht se ndonjëherë nuk janë grumbulluar nga trajnerët Valverde-Setien.

FC-Barcelona-Players-Salaries-2020-Weekly-Wages-620x400

Sulmuesi francez trembi stafin në fazën përgatitore pasi mori një goditje të fortë në gju, por u rikuperua shumë shpejt. Dy lojtarëve të mesipërm iu shtohet edhe Martin Breithueit, edhe pse është shumë shpejt që ky i fundit të ketë të njëjtin status si Grizman dhe De Jong, sepse ka vetëm një muaj te Barcelona.

Dëmtimet e shumta kanë qenë një nga problemet më të mëdha të Barcelonës në këtë sezon. 16 futbollistë janë futur në infermieri dhe janë dëmtuar të paktën 1 herë. Disa prej tyre kanë pasur dëmtime të rënda si Dembele, i cili i ka dhënë lamtumirën sezonit pas këputjes së tendinës në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Të tjerë si Suarez dhe Neto kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Sulmuesi uruguaian po punon për t’u rikuperuar në muajin prill.

Grizman

Të tjerë lojtarë nuk janë operuar, por kanë qenë disa muaj pushim si Artur Melo, Leo Mesi, Alba, etj. Keta dy të fundit vonuan për rikthimin në fushë sepse u dëmtuan sërish gjatë fazës rikuperuese. Edhe më të rinjtë si Ansu Fati nuk iu kanë shpëtuar dëmtimeve dhe lista bëhet më e gjatë me Ter Shtegenin, Umtitin, Buskets dhe Pikenë.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura