PERMBYTJET/ Shemben tri shkolla në Gramsh. Ministria e Brendshme: Qytetarët u njoftuan 2 ditë para reshjeve, s’pranuan të evakuohen

Feb 4, 2015 | 19:15
SHPËRNDAJE

Zona te prekura nga permbytjet e diteve te fundit

UPDATE/Moti i keq që ka prekur vendin ditët e fundit ka shkaktuar përmbytje të mëdha kryesisht në zonat jugore të vendit.

Në qytetin e Gremshit raportohet se tri shkolla janë dëmtuar nga moti i keq, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit.

Nënprefektja e Gramshit Zamira Bezati pohon se “se si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar catitë e dy shkollave njëra prej të cilave në Grabovën e Sipërme, ku mësimi aktualisht zhvillohet, rruga është e zhbllokuar, por po interesohemi që të gjejmë një ambjent me qera me qëllim që fëmijët të zhvillojnë të sigurtë mësimin.
Po në këtë fshat janë evakuuar tre familje për shkak të përmbytjes nga përroi që kalon në banesat e tyre, por që aktualisht ata janë të sigurtë tek të afërmit e tyre”. Po sipas Bezatit, “ një tjetër shkolla është dëmtuar në komunën Kukur në fshat Granzhdan ku edhe këtu ka dëmtime çatia e shkollës, ku ka thuajse katër ditë që nxënësit nuk zhvillojnë mësim pasi rruga është e bllokuar dhe nuk mund të kalojë asnjë mjet deri në pastrimin e saj si pasojë e vërshimit të përrenjve.

Edhe në fshatin Renaz një zonë rurale, një shkollë sërisht e vogël është dëmtuar tek çatia ku edhe në këtë shkollë janë marrë  masat që të merret një ambjent me qera me qëllim që të zhvillohet normalisht mësimi. Probleme si pasojë e përmbytjeve sipas Bezatit ka edhe në Komunën Kukur ku dy ura janë shembur pjesërisht duke bërë të mundur që qarkullimi të bëhet vetëm në këmbë pasi është e pamundur që të kalojnë mjete. Gjithashtu vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Elbasan – Gramsh si pasojë përmbytjes së urës Shushicë nga dalja e lumit nga shtrati, por që është tërësisht e kalueshme rruga tjetër që të çon në qytetin e Gramshit.  Vazhdon të jetë e pakalueshme rruga për në komunën Kushovë si pasojë e përmbytjes së urës.

Nga ana e tij, prefekti i Qarkut Arben Kamami, ka gjatë mbledhjes së zhvilluar me shtabin e emergjencave civile në qytetin e Gramshit, i cili aktualisht paraqitet në një situatë të vështirë për shkak të reshjeve të shiut rënë ditët e fundit. Në këtë mbledhje u evidentuan një sërë problemesh të ndodhura në këtë qark, kryesisht në shumë zona rurale. 

Banore, duke pare shtepite e tyre te permbytura si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Vjose, ne fshatin Mifol ne Vlore.

17:40
Pesë ditë pas reshjeve të dendura të shiut që prekën kryesisht zonat jugore të vendit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe për pasojë, dëme të shumta materiale tek banorët e këtyre zonave, ministria e Brendshme deklaron se banorët janë njoftuar dy ditë para se të nisnin reshjet, por një pjesë e tyre nuk kanë pranuar të evakuoheshin.

“Më datë 29 janar është ngritur shtabi i emergjencës civile. Janë udhëzyar të gjitha shtabet që të njoftonin banorët. Janë bërë njoftime nëpërmjet ispektorëve rajonal, mediave etj. Por një pjesë e tyrë nuk ka pranuar të largohen edhe pas thirrjeve të përsëritura të autoriteteve. Më pas kur banorët nuk kanë pranuar të lëviznin, është bërë largimi i tyre i detyruar”,-deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Seriani.

Sipas tij, situatë emergjente nuk ka kaluar, madje edhe reshje më të dendura pritet të bien në ditët në vijim.

Keshilltar i Ministrise se Brendshme, Florion Serjani

Duke bërë një panoramë të ngjarjeve të fundit, Serjani tha se rreth 7 mijë ha tokë gjenden nën ujë dhe mbi 600 familje janë evakuuar.

Sipas tij, prej ditës së hënë nisi shpërndarja e pakove ushqimore, “janë shpërndarë rreth 2600 pako ushqimore”,-deklaroi ai në një dalje për mediat. 

***
Prej tre ditesh ne zonat e permbytyra ne Novosele e Darezeze nuk zhvillohet procesi mesimor, pasi edhe ne rastet kur shkollat nuk jane ‘perfshire’ nga uji, nxenesit e kane pasur te pamundur te shkojne ne mesim per shkak te evakuimit nga banesat, ose rrugeve te bllokuara nga permbytjet.  Te mbylluara jane edhe shkollat ne Povelce e Dermenas po ne Fier. 

12.00
Rinisin reshjet ne pjesen me te madhe te vendit e bashke me to, gjithnje e me i pranishem rreziku ne zonat e permbytura.

Ne zonen e Novoseles reshjet nisen qe mbremjen e se martes, nderkohe qe banoret jane te alarmuar per perkeqesim te situates nisur nga kushtet e motit.  

Në Darzezë janë bllokuar kanalet kulluese dhe si pasojë e reshjeve të shiut të nisura në orët e para të mëngjesit ato janë 2 metër nën ujë.

Në qytetin e Fierit Shtabi i Emergjencave ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.

11.10 

Basha ne Darezeze: Mungon shteti 
Basha ne Darezeze
Paraditen e sotme, kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur ne Darezeze te Fierit, nje nga zonat me te prekura nga permbytjet.
Banoret jane ankuar per neglizhence nga ana e shtetit, nderkohe qe demet qe u jane shkaktuar jane te pallogaritshme.  
Pas takimit me banore te permbytur Basha ka kerkuar shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, duke akuzuar shtetin per indiference totale.  

“Ne Darzeze me banoret e permbytur te cilet thone se nuk ju ka ardhur askush ne ndihme deri tani. Niveli i ujit vazhdon te rritet ne shtepite dhe oborret e tyre. Dhjetera familje jane permbytur teresisht, femije, pleq e te semure jane te izoluar nga uji. Ka mungese uji te pijshem dhe ushqimesh baze per njerezit dhe bagetine. Deme masive materiale”- shkruan Basha ne rrejtin social FB. 

 

Alarmi, sot Vlora në rrezik nga Vjosa
Qyteti i Vlorës mund të përjetojë sot përmbytjen më të madhe në historinë e tij nëse çahet kaskada e Selevecit, në Panaja. Prurjet e mëdha të Vjosës, si dhe reshjet që do të rikthehen me intensitet rrezikojnë që nga Novosela ujërat të mbulojnë edhe një pjesë të Vlorës. Alarmin e dha mbrëmë kryekomunari Kanan Shakaj, sipas të cilit, ka dëmtime të argjinaturës që bashkon zonën e Gjolit të Nartës me atë të njohur si “Kriporja”. Sipas komunarit të zonës që po përjeton situatën më të rëndë të këtyre përmbytjeve, nëse do të çahet kjo argjinaturë, atëherë jo vetëm Narta, por lagjet “Kushtrim”, “Pusmezin”, “Çole” e më gjerë do të mbyten nga uji.

Në drejtim të kësaj zone u nisën dje forca të shumta të Shtabit të Emergjencave. Të papërgatitur për këtë katastrofë, është kërkuar ndihma e bizneseve përreth që kanë dërguar makineri dhe thasë rërë për të bërë parandalimin me çdo kusht. “Rrezikohet që të dëmtohet argjinatura mbrojtëse që është rreth 6 kilometra e gjatë. Firma private të ndërtimit na kanë sjellë 30 makina, ekskavatorë, për të bllokuar dëmtimin e mëtejshëm nga prurjet e vrullshme”, tha mbrëmë kryekomunari. Ky rrezik vjen pak orë para alarmit për nisjen me intensitet të reshjeve të shiut që pritet të agravojnë më tej gjendjen.

Nga permbytjet ne Vlore

BANORËT EVAKUOHEN TE TË AFËRMIT
Nga ana e shtabeve të emergjencave është deklaruar se është bërë evakuimi i 418 familjeve që nga nisja e situatës së emergjencës. Numrin më të madh të të larguarve nga banesat e ka Vlora me 200 familje e më pas zonat e Fierit, si dhe Beratit. Evakuimi i tyre në një pjesë të mirë të rasteve është bërë me mjete të larta e më pas janë përdorur gomone apo dhe helikopterë. Ndonëse banorët kanë shpëtuar jetën e tyre kur uji u ka mbuluar shtëpitë, streha e vetme ka qenë te të afërmit, në zona që nuk rrezikohen. Vetë shtabet e emergjencave të ngritura në këto qarqe thonë se çdo gjë është në gatishmëri për të strehuar familjet në nevojë, por deri tani asnjë prej tyre, si në Vlorë apo Fier, nuk është vendosur tek ambientet publike. Në fakt, burimet zyrtare thonë se në Vlorë janë në dispozicion të emergjencave 500 shtretër në repartin ushtarak të “Bunavisë”, ndërsa në Fier është diskutuar me drejtues shkolle për të vënë në gatishmëri konviktet. Ndryshe nga situata që u krijua në Shkodër vitet e shkuara, kur banorët u vendosën menjëherë në konvikte të përshtatura për gjendjen e emergjencës, në Jug askush nuk ka shkuar në ambientet e krijuara nga shteti. Në çdo rast, shtabet e emergjencave thonë se banorët kanë kërkuar vetë që të strehohen te të afërmit, ndërsa nga ana e tjetër thonë se gjithçka ndodhi papritur dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe e shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura