Alarmi profetik për tërmetet, deputeti i PD tallet me kreun e Emergjencave

Aug 11, 2017 | 11:08
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së bujshme të kreut te Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili dje deklaroi se po afron koha e termeteve te forta si ne 1967, ka reaguar edhe deputeti i PD-se, Tritan Shehu, duke mos e kursyer talljen e hapur.

tritani sh

Me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, demokrati Tritan Shehu, shkruan se apokalipsi i vertete eshte indoktrinim parahistorik, qe kete radhe vjen me ze e figure nga zyrat e qeverise.

“Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujrave-apokalipsin! Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise”- thote ai.

shehu

Postimi

Epoka e magjistareve dhe e magjive u kthye perseri te ne!

Duke shfletuar shtypin e sotem bindesh katerciperisht per kete te vertete te madhe!

Po “lexohet” e ardhmja me termete, lekundje, uje e zjarre per ne, me e eger se cfare mund t’i ndodhe korese se veriut!

Urime qytetare te dashur, tashme jemi ne rrugen e drejte te anti shkences, anti kultures, fetishizmit, peruljes perpara disa simboleve te cuditeshme, midis te cilave edhe te “tepsise e timonit”.

Me ne fund po e kuptojme se nuk kemi nevoje per studime ekonomike, financa te medha, shkenca sizmologjike, as per mjeke e spitale, apo per shkrimtare e shkencetare me nje fjale per njerez te studiuar e te kultivuar, pra as per europe: ne na duhet vecse integrimi ne “boten e padijes”.

Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujrave-apokalipsin!

Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise.

Per nje vend e popull ky indoktrinim parahistorik eshte apokalipsi i vertete, nuk jane te tilla as zjarret reale e as termetet qe vijne nga thellesia e globit, te cilat cdo shoqeri e kulturuar dhe e civilizuar di t’i beje balle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura