Alarmi për cunam në Durrës, flet sizmologu: E pamundur, nuk ka asnjë rrezik

Nov 28, 2019 | 19:49
SHPËRNDAJE

Qyteti Durrësit është ndër më të prekurit nga tërmeti me bilanc tragjik që goditi vendin tonë, e ndërsa qytetarët nuk po gjejnë qetësi si pasojë e lëvizjeve të vazhdueshme të tokës, ankthi është shtuar pas një alarmi se qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.

Por sizmologu Llambo Duni, në një lidhje telefonike për “Neës24”,  thekson se alarmi është fals, ndërsa sqaron se një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë dukuri të tilla si cunami.

llambro-duni

“Ne kemi lidhje se të dhënat tona shpërndahen në të gjitha qendrat në botë (ne rastin kur alarmi u dha nga Instituti italian i tërmeteve). Të dhënat tona shpërndahen në kohë reale në të gjitha qendrat, në Amerikë dhe Europë. Ne kemi lidhje në kohë reale me këto vende, për të përcaktuar cunamet, nëse ato mund të gjenerohen në vendin tonë, mund të përdoren. Ata nxjerrin alarmin, që këto kanë nevojë të rishikohen. Jo çdo alarm që jepet është i vlefshëm. Në e rastin tonë nuk i vlefshëm. Pasi madhësia 6.3 nuk është e atij niveli që të gjenerojë cunamet. Epiqendra e tërmetit nuk ka qenë në mes të Adriatikut, po në bregdetin shqiptar, ku nuk ka kolonë ujë. Është e pamundur që ky tërmet të shkaktojë cunam. Vatra e tërmetit ka qenë e thellë. Nuk ka pasur çarje që të ngrihet toka. Që të ngrihet, kërkohet spostim. Deri sa e kanë hequr alarmin, e kanë kuptuar që është fals.”, tha sizmologu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura