Alarmi nga koronavirusi/ Aeroporti i Tiranës del me njoftim, ja kompania tjetër që ndërpret fluturimet

Mar 17, 2020 | 7:33
SHPËRNDAJE

Pas nderprerjes se fluturimeve me Angline e pasi Air Albania njoftoi se do te nderprese fluturimet me Stambollin, nje tjeter kompani ka pezulluar fluturimet nga aeroporti shqiptar.rinas

Aeroporti Nene Tereza njofton ne faqen e tij ne Facebook, se duke nisur nga data 19 mars do te nderpriten fluturimet me kompanine Austrian Airlines.

NJOFTIMI 

Nga data 19 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines.

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura