Alarmi nga Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në Europë

Dec 8, 2017 | 19:21
SHPËRNDAJE

Kanabisi mbetet deri më tani droga e paligjshme më e përdorur në Europë, ndërsa Shqipëria vijon të jetë burimi kryesor i bimës së kanabisit.

Një raport i sapopublikuar nga Organizata Europiane e Policisë Europol, pohon se tregu i drogës në vendet europiane prodhon 24 bilionë euro fitime për trafikantët dhe rrjetet e krimit të organizuar.

europol

Raporti flet se rreth 35 për qind e grupeve të krimit të organizuar aktive në Bashkimin Europian janë të përfshria në prodhim, trafikim ose shpërndarje të drogës.

Raporti i Europolit vlerëson ndërkohë, se rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës në Bashkimin Europian./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura