Alarmi i SHISH: Mund të ketë akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Francë

Nov 23, 2015 | 7:30
SHPËRNDAJE

Sinjalizimi i dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për rrezik për akte terrorizmi pak ditë përpara zhvillimit të ndeshjes së 27 nëntorit në stadiumin “Qemal Stafa”, dhënë nga “TV Klan”, nuk është konfirmuar nga zyrtarët më të lartë të FSHF-së.

Altin Rraklli
Altin Rraklli

Sekretari i Përgjithshëm, Shulku, ka mohuar të ketë dëgjuar për një rrezik të tillë. Nga ana tjetër, ky lajm ka shokuar trajnerin e Kombëtares së femrave, Altin Rraklli.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Rraklli u shpreh se si qytetar nuk do të rrezikonte kurrë jetën e tifozëve në shkallët e stadiumit, gjithashtu edhe vajzave në fushën e blertë.

“Sinqerisht, jam i shokuar kur e dëgjova si lajm. Më duket e habitshme që një gjë e tillë të ndodhë edhe në futbollin e femrave. Personalisht, nuk kam asnjë dijeni për çështjen në fjalë, por siç pretendohet që alarmi është dhënë nga një institucion serioz si Shërbimi Informativ Shtetëror, atëherë duhet të ketë diçka. Nëse është i vërtetë si informacion, nuk do të marrim njerëzit më qafë për një ndeshje futbolli”, u shpreh trajneri Rraklli.

I pyetur nëse ekziston si opsion një anulim i mundshëm i ndeshjes, Rraklli nuk e përjashtoi: “Po, ka mundësi që edhe të mos luhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura