Alarmi i OBSH-së: Epidemia e fruthit rritet ndjeshëm në Evropë

Aug 20, 2018 | 21:13
SHPËRNDAJE

 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

thumbs_b_c_1b2492170e42e287ce0989df19f0fa3c

OBSH bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit ky numër vitin e kaluar ka qenë 23 mijë e 9217, ndërsa në vitin 2016 ishte 5 mijë e 273.

Nga fruthi është ndikuar më së shumti Ukraina me mbi 23 mijë raste.

Në Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Serbi dhe Rusi mbi një mijë persona janë prekur nga sëmundja këtë vit, ndërsa edhe në këto shtete ka ndodhur raste të vdekjes nga epidemia.

Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në Serbi me 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura