Alarmi i mjekëve: Po humbet aftësia e nënave për lindje natyrale

May 24, 2015 | 19:07
SHPËRNDAJE

Nënat janë duke humbur aftësinë për të bere lindje natyrale dhe te ushqejne femijet me gji për shkak se trupat e tyre janë bërë shumë të varur nga ilacet e përdorura gjatë punës.

Alarmi eshte ngritut nga mjeku Michel Odent, i cili beson se gratë janë në rrezik të humbjes se hormoneve aq te nevojshme për të lindur fëmijët, sepse ato po “furnizohen” nga mjekët me ilace ne forme lengu për kohe te gjatë.

Në librin e tij të ri “A kemi nevojë për mamitë?”, Dr Odent tha: “Ajo që ne mund të themi me siguri është se kur një grua lind me operacion, nuk e lëshon “hormonin e dashurise”, kështu që ajo është ndryshe në krahasim me ato që lindin natyrshëm dhe kontakti i parë mes nënës dhe fëmijes është i ndryshëm”.

“Ky është fenomeni kryesor … numri i grave që lindin natyrshëm po bëhet i parëndësishëm,” raportohet të ketë thënë ai nga “The Sunday Times”.

Një nga kontribuesit kryesore për këtë është furnizimi nga mjekët me hormonin oxytocin, tha ai. 

“E ardhmja e kapaciteteve njerëzore për të lindur është në rrezik,” shtoi Dr Odent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura