Alarmi i emigracionit, kryediplomatët e BE-së përpilojnë një paketë masash të qarta

Apr 20, 2015 | 22:52
SHPËRNDAJE

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë dalë sot me një paketë masash në përpkjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve në Mesdhe. Shërbimi i saj i patrullimit, Triton, do të forcohet dhe u përcaktua një mandat ushtarak që do të shkatërrojë anijet që trafikojnë njerëz. Sakaq, një samit emergjent i liderëve të BE-së do të mbahet të enjten për këtë çështje.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se paketa me 10-pikë të përcaktuara në bisedime në Luksemburg ishte një “reagim i fortë nga BE për tragjeditë” dhe “tregon një sens të ri të urgjencës dhe të vullnetit politik”.

“Ne jemi duke zhvilluar një ndjenjë të vërtetë evropiane të solidaritetit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzor. Më në fund”,- tha ajo.

Masat përfshijnë një rritje të burimeve financiare të Frontex, e cila drejton shërbim mesdhetare të shpëtimit në BE, Triton, dhe një zgjerim të zonës operative të Triton.

BE-ja ishte kritikuar mbi fushëveprimin e Triton. Operacioni “civil dhe ushtarak”, për të shkatërruar anijet e trafikimit të njerëzve ‘do të dojë një mandat të nënshkruar nga Këshilli Evropian”.

Pikat e tjera përfshijnë:

Përpunimi i përbashkët i kërkesave për azil – brenda dy muajve të atyre që kanë aplikuar.
Gjurmët e gishtrinjve dhe regjistrimi i të gjithë emigrantëve

Një projekt pilot i BE-së për zhvendosjen e emigrantëve. Kjo do të jetë vullnetarisht

Oferta e paketave të udhëtimit të kthimit

Oficerë ndërlidhës të emigracioni në vendet kyçe

Kriza u përkeqësua në fundjavë kur qindra emigrantë u mbytën pasi një varkë u përmbys në Libi.

Zonja Mogherini theksoi nevojën për veprim atje, ku tha se nuk ishte “asnjë subjekt shtetëror për të kontrolluar kufijtë”.

Kontrabandistët e njerëzve janë duke përfituar nga kriza politike në Libi për ta përdorur atë si një pikë për anije që mbajnë emigrantë të cilët janë duke ikur nga dhuna ose vështirësi ekonomike në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Zonja Mogherini tha: “Ne diskutuam të gjitha mjetet e mundshme të mbështetjes për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Libi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura