Alarmi/ Emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, ja ç’po i ndodh Shqipërisë (shifrat)

Feb 12, 2018 | 12:21
SHPËRNDAJE

Emigracioni i lartë dhe rënia e rënia e lindshmërisë po e çojnë popullsinë e vendit në rënie të shpejtë më shumë se sa projeksionet e popullsisë. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT  me 1 janar 2008 popullsia e Shqipërisë  2018, rezultoi 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017.

emigracioni-2001-2017

Struktura e popullsisë sipas gjinisë në 1 Janar 2018 rezulton me 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra. Gjatë vitit 2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-dekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë.

Migracioni neto në vitin 2017, është -14.902 banorë.

Në vitin 2017, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç) ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2016, nga 26,7 % në 26,0 %.

lindjet-dhe-vdekjet-ne-Shqiperi_graf_3

Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë. Raporti gjinor në lindje ka pësuar një rritje, duke shënuar vlerën 110,5 djem për 100 vajza, në vitin 2017, nga 106,9 që ishte në vitin 2016.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie, duke shënuar vlerën 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017 nga 102,5 që ishte në vitin 2016. Në vitin 2017, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,0 vjeç.

Piramida-e-populsise_graf_2

Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona.

Në vitin 2017, numri i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona.

Popullsia-1-Janar-2018_graf_1

Popullsia sipas qarqeve Nga përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2018 rezulton se vetëm tri qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u vu re në Tiranë (+25,1 për 1000 banorë), duke u pasuar nga Durrësi (+16,9 për 1000 banorë) dhe Vlora (+2,15 për 1000 banorë).

Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër (-45,3 për 1000 banorë), Dibër (-36,6 për 1000 banorë) dhe Berat (-34,2 për 1000 banorë).

Qarku me moshën medianë më të ulët është Tirana (33 vjeç), ndërsa qarku me moshën medianë më të lartë është Gjirokastra (38 vjeç).

Monitor 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura