Alarmi/ Ekspertët: Më shumë se 2.4 miliard njerëz në botë kanë dhëmbë të prishur

Mar 5, 2015 | 14:23
SHPËRNDAJE

Më shumë se 2.4 miliard njerëz kanë dhëmbë të prishur të patrajtuar në të gjithë globin. Ky është rezultati i një studimi në “Journal of Dental Research”.

Stomatolog

Siç raporton BBC-ja, ekspertët që kanë marrë pjesë në studim, thonë se kjo shifër është alarmante dhe gjithashtu se është lënë pas dore në këtë nivel, pavarësisht nga mënyrat e njohura për të trajtuar dhe parandaluar atë.

Studiesit paralajmërojnë se prishja e dhëmbëve mund të çojë në dhimbje të forta, infeksione, marrje pushimi nga puna dhe probleme me rritjen gjatë fëmijërisë.

Dhe analizat treguan se ky nuk është vetëm një problem në fëmijëri.

Shkencëtarët thonë se kjo duhet të shihet si një sëmundje tek të rriturit gjithashtu.

Prishjen e dhëmbëve ndodh kur acidet në gojë shpërbëjnë shtresat e jashtme të dhëmbëve. Kjo është e njohur e dhëmbëve apo kariesit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura