Alarm për bombë në qendër të Shkupit/ Policia vihet në lëvizje, Ministria e Brendshme del me njoftim: Pas kontrolleve u konstatua…

Nov 30, 2021 | 21:12
SHPËRNDAJE

Një alarm për bombë në qendër të Shkupit u dha sot në mbrëmje, duke vënë në lëvizje autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

alarm per bombe

Policia evakuoi zonën e teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, ku u vu re një prani e shtuar e uniformave blu.

Në një reagim të fundit Ministria e Brendshme bën me dije se pas kontrolleve u konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacionin e rremë dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura