Alarm nga Gjermania, Bajerni tremb Juventusin për Dibalën

Aug 22, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

Juventusi mund të humbasë sërish një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës. Bëhet fjalë për Paulo Dybala, argjentinasin që luan në sulmin e skuadrës bardhezi. Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, po mendohet të rikthehet fuqishëm në elitën europiane dhe kërkon të shpenzojë jo pak para për të arritur të jetë sërish konkurrente midis ekipeve më të mira.

dibalaa

Plani i bavarezëve sipas gazetës gjermane “Bild” do të jetë të afrojë në skuadër sulmues të kalibrit të lartë. Në “Allianz Arena” mund të përfundojë edhe sulmuesi i Atletikos të Madridit, Antuan Grizman. Për sulmuesin francez, drejtuesit e Bajernit janë të gatshëm të ofrojnë plot 210 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij. Natyrisht, deri në verën tjetër mund të ndryshojë gjithçka, duke qenë se pas disa muajsh, është merkatoja e dimrit dhe mund të ketë lëvizje surprizë.

Presidenti i skuadrës gjermane, Uli Hënes, u shpreh në një intervistë se klubi po planifikon të bëjë goditje të mëdha në vitin që vjen, por duke u munduar të mos shesë asnjë lojtarë aktual. Në këtë merkato ata nuk u tunduan nga oferta e Realit të Madridit për të blerë sulmuesin polak, Robert Levandovski, i cili kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Mynihu. Por, trajneri Kovaç arriti të bindë sulmuesin që të vazhdojë të luajë për kampionët edhe në sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura