Alarm në Maqedoni, mediat “qajnë” zbehjen e Shkëndijës. Partizani dhe Kukësi gati të përfitojnë

Nov 9, 2019 | 9:42
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës ka qenë flamurmbajtësja e skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku falë investimit të Lazim Destanit dhe kompanisë së tij “ECOLOG”, u bë e mundur ndërprerja e diktatit të Vardarit.

lazim destani

Por, mediat në shtetin fqinj, ose më saktë “sportmedia.mk” jep alarmin e zbehjes së skuadrës tetovare në fund të këtij viti, pasi nga burime jozyrtare ata paralajmërojnë se Lazim Destani do të largohet nga menaxhimi dhe financimi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Për median në fjalë, nëse bëhet zyrtare ky lajm, i bie që jo vetëm Shkëndija, por edhe vetë futbolli maqedonas të pësojë një shok.

Shkendija e Tetoves

Pas largimit të sponsorëve të Vardarit, i bie që me largimin e Destanit të ulet cilësia, pasi ata kanë paraqitur edhe listën e yjeve të Shkëndijës që mund ta lënë ekipin që në merkaton e janarit. Besart Ibrahimi, Agim Ibraimi, Armend Alimi, Stenio Xhunior, Marjan Radeski dhe Egzon Beitullai janë të prirë për të ikur. Ky market i hapur mund të jetë një mundësi “e artë” për Partizanin, Kukësin apo ndonjë skuadër tjetër e Superiores për të përfituar, por duhet të maten mirë, pasi janë lojtarë që kushtojnë shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura