Alarm në Londër, gjendet “pako e dyshimtë” në një stacion

May 23, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Policia ka mbyllur stacionin e Londrës, Victoria Coach Station dhe është duke hetuar një pako të dyshimtë, vetëm pak orë pasi një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 22 persona në Mançester.

pako

Një zëdhënës i policisë të Londrës ka thënë për BBC se “pakoja e dyshimtë” është duke u hetuar. Ajo është gjetur pranë një stacioni të autobusëve në Londrën Qendrore.

Mbyllja e stacionit, si dhe e rrugës së Buckinham Palace dhe disa rrugëve të tjera në këtë zonë, vjen pas rritjes së sigurisë, pas asaj që kryeministrja britanike, Theresa May e përshkruajti si “sulm të tmerrshëm terrorist” në Manchester Arena.

Sulmi në Manchester Arena ndodhi të hënën vonë, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura