Alarm i rremë për bombë tek Medreseja, një çantë e harruar ngjalli panik

Dec 1, 2015 | 15:22
SHPËRNDAJE

Ka rezultuar një alarm i rremë ai i qytetarëve të Tiranës të cilët pasi kanë parë një çantë të dyshimtë të lënë në tokë tek zona e Medresesë, kanë raportuar në sallën operative të Policisë alarm për bombë.

medreseja-474x324

Me të mbërritur në vendngjarje, strukturat përkatëse të Policisë dhe Njësisë Antiekspoloziv, kanë konstatuar se brenda kësaj çante nuk kishte asgjë që përbënte rrezik.

Mësohet se ajo ishte një çantë e harruar nga dikush, me vegla pune brenda saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura