“Alarm”- I dehur në timon tentoi t’ia hidhte me ryshfet, policia i vë prangat 32-vjeçarit në Tiranë! Ja çfarë rezultoi gjatë verifikimit

Aug 14, 2022 | 11:52
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar me iniciale P.S. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për tre vepra të ndryshme penale.

-1200-630-5f57c6af07191

Ai është ndaluar një natë më parë nga uniformat blu pasi nuk i ka ndaluar policisë në pikat e kontrollit.

Në momentin e ndalimit, 32-vjeçari ka rezultuar i dehur gjatë testit të alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Drejtonte në gjendje të dehur, automjetin e shpallur “Alert”, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe i kundështoi ata gjatë shoqërimit në komisariat, vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve parandaluese për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kryqëzimin e rrugës “Mustafa Matohiti” me Rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme, kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. S., 32 vjeç.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, ka rezultuar se mjeti që drejtonte shtetasi P. S. ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi nuk i ka ndaluar shërbimeve të Policisë, në pikat e kontollit.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi P. S. ka rezultuar se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe shoqërimin në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar t’i korruptojë, duke iu ofruar një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura