Alarm dëmtimesh te Vllaznia, rrezikojnë 4 lojtarë para Kukësit

Mar 15, 2018 | 12:08
SHPËRNDAJE

Përballja me Partizanin mund t’i kushtojë Vllaznisë në ndeshjen e radhës, pasi disa lojtarë kuqeblu pësuan dëmtime në këtë takim duke krijuar një alarm.

vLLAZNIS

Trajneri Gjoka u detyrua që të largojë nga fusha e lojës për këtë arsye dy nga mbrojtësit stabël të ekipit, pikërisht Berishën dhe Gocajn. Pavarësisht se nuk kanë mundur që të zëvendësohen, dëmtime mësohet se kanë pë- suar edhe dy lojtarët e tjerë të repartit të mesfushës.

Sipas teknikut Gjoka, Vucaj dhe Krymi kanë shfaqur jo pak probleme. Por që të dy këto lojtarë e kanë përfunduar “me shpirt nëpër dhëmbë” takimin.

vllazniaa

Stafi teknik shpreson që këta lojtarë të mos privohen nga ndeshja e së hënës në Kukës. Nga ajo që u pa në fushë, më problematik shikohet dëmtimi i Olsi Gocajt, i cili doli me barelë nga fusha e lojës. Koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme për rikuperim të plotë, gjithsesi shpresohet se problemet e lojtarëve të mos jenë aq shqetësuese sa dukeshin pas takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura