Akuzoi Pashk Laskën se e rrahu, shikoni çfarë thotë Rexhinaldo pas golit që çoi Laçin në finale

Apr 18, 2018 | 23:41
SHPËRNDAJE

Rexhinaldo ka qenë protagonist kohët e fundit tek skuadra e Laçit, ku në një debat që pati me presidentin Pashk Laska, deklaronte se ai e kishte dhunuar dhe qëlluar. Por, ky debat duket se u shua, dhe tashmë sulmuesi nga Mozambiku, vazhdon të jetë pjesë e formacionit titullar.

Rexhinaldo shtylla

Pas golit që shënoi ndaj Kukësit ditën e sotme në “Zeqir Ymeri”, gol që edhe siguroi finalen, Rexhinaldo shkruan në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur. Shënova golin e vetëm që çoi edhe ekipin tim në finalen e Kupës së Shqipërisë. Do të luaj finalen e parë jashtë shtetit tim. Një tjetër ditë historike për mua. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.”

rexhinaldo postimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura