Akuzoi amerikanin e DASH si pjesë e lobit të Soros, zyrtari i PD ‘pendohet’: Ndjesë se…

May 15, 2017 | 8:57
SHPËRNDAJE

Pak orë pasi akuzoi zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee se është pjesë e lobeve të Sorosit, kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar me një sqarim ndjese.

alizoti1

Deklaratat ai i bëri mbreme ne  “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ku akuzoi zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee se është pjesë e lobeve të Sorosit.

Sqarimi në FB

“Po verej nje keqkuptim ne lidhje me ato qe une kam thene ne programin Tonight ne Ora News. Disa media thone se une kam thene qe zevendesndihmes nensekretari i shtetit Brian Hoyt Yee eshte njeri i Sorosit apo mbeshtetes i politikave te Sorosit.

Dua te bej te ditur se ajo qe une kam thene eshte se administrata e larte ne ShBA eshte ne tranzicion dhe zoti Hoyt Yee perfaqeson politiken e admnistrates Obama e cila po rezulton problematike ne mjaft kuptime dhe e ndikuar ne disa raste nga Xhorxh Soros.

Per cdo keqkuptim te shkaktuar nga ajo qe une kam thene dua te shpreh ndjesen time qe nuk kam qene me qarte dhe nuk kam saktesuar fort vleresimin tim dhe te PD per diplomatin e larte amerikan.

Une asnjehere nuk kam etiketuar njerez dhe jo me zyrtare te larte dhe miq te vendit tone si z Hoyt Yee. ShBA do te mbetet partneri dhe frymezimi yne me domethenes sic ka qene deri me tani!”, shkruan Alizoti në rrjetin social “Facebook”.

alizoti

Zyrtari i DASH flet në emër të Soros? Alizoti i PD: Pjesë e lobit të tyre!

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti deklaron se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është pjesë e lobeve të Sorosit.

Tomorr Alizoti
Tomorr Alizoti

I ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Alizoti tha se një vend që është kulmi i demokracisë nuk mund të thotë ‘që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën’. Sipas tij Yee është pjesë e administratë së vjetër.

“Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër. Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!”, tha Alizoti.

I pyetur nëse Yee flet në emër të Sorosit dhe jo administratës amerikane, zyrtari i PD tha: Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj”, tha ai, duke shtuar se edhe ‘pozicioni i ambasadorit në Shqipëri është i njëanshëm’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura