Akuzohet se mori 400 mijë dollarë ryshfet, Ukraina shkarkon dhe arreston zv.ministrin

Jan 22, 2023 | 17:49
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri Vasyl Lozynskiy është shkarkuar dhe arrestuar, pas dyshimeve se ka marrë një ryshfet prej 400,000 dollarësh (322,870 £).

20220919-shutterstock_1331092814-image-01

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e arrestoi zëvendësministrin më 21 janar, ndërsa sot u bë edhe shkarkimi i tij nga detyra.

Sipas mediave të huaja, ai dyshohet se ka pranuar 400 mijë dollarë ryshfet për prokurimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike.

Ndërkohë kujtojmë se luftimet në Ukrainë po vijojnë që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e agresionit të pajustifikuar rus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura