Akuzohet se i zhvati 1.5 milion euro biznesmenit, ish-prokurorja Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Nov 19, 2019 | 17:58
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga paraburgimi, ish prokuroren speciale, Katica Janeva, e akuzuar për shpërdorim të detyrës në rastin e njohur si “Reket” – të zhvatjes së 1.5 milion euro nga biznesmeni, Orce Kamçev.

Gjykata, vendimin e ka marrë pas një garancie materiale të dhënë nga Janeva, se nuk do të ikë nga proceset gjyqësore, por edhe për shkak të rekomandimit nga mjekët për gjendjen shëndetësore.

D798BA35-47BD-4B97-864A-7A435B7C3615_w1023_r1_s

Për rastin “Reket” akuzohen edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13″ dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kanë marrë paratë nga biznesmeni, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohet kundër tij.

Veç tyre, me vonë hetimet kanë nisur edhe kundër nënkryetares së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Frosina Remenski, po ashtu e dyshuar si e përfshirë në këtë skandal, që ka vënë në pikëpyetje reformat në gjyqësor.

Katica Janeva drejtonte Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.

Bëhet fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori.

Pas skadimit të mandatit të funksionimit,më 15 shator kjo prokurori është shuar, ndërsa lëndët kanë kaluar në organin e rregullt të akuzës./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura