‘I ngriti me trafik droge’, të dënuarit në Itali i sekuestrohen 10 milion euro pasuri në Lezhë

Jun 17, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Lezhës ka sekuestruar rreth 10 milionë euro pasuri të paluajtshme në pronësi të Astrit Nimanit. Dyshohet se pasuria e vënë nga Nimani të ketë ardhur nga trafiku i drogës. Pas një hetimi njëmujor, policia deklaron se me urdhër të prokurorisë, ka kryer sekuestrimin e disa pronave të tij si, pallate 13 dhe 10 katëshe, bare dhe restorante.

Policia e Lezhes

Sipas policisë, këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga Astrit Nimani, i cili është arrestuar me date 15.11.2013 në Serbi, ndërsa një muaj më pas u ekstradua drejt Italisë.

Policia sqaron se Nimani ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali,  pasi Gjykata e Apelit të Milanos me vendimin e datës 26.11.2009, e ka dënuar këtë me 7 vjet burg për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. “Policisa e Qarkut Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25000 (njëzetë e pesë mije) m2, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë Euro”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Pasuritë e sekuestruara nga Policia e Lezhës:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2  e ndodhur në qytetin e Shëngiinit’

2-Një godinë 13-katëshe, ndodhur në qytetin-e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

2-Një godinë 13-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

4-Një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngiinit  me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura