Akuzohet për përdhunim aktori i njohur, nisin hetimet. Vjen reagimi i parë

Aug 30, 2018 | 20:21
SHPËRNDAJE

Aktori francez Gerard Depradieu akuzohet per perdhunim dhe ndaj tij jane hapur hetimet, raporton BBC.

_103232897_mediaitem103232895

Depardieu është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale nga një aktore e re, thonë burimet gjyqësore.

Ai i mohon akuzat “ne menyre absolute”, tha avokati i tij për agjencinë e lajmeve AFP. Avokati i Depardieut, Hervé Temime, tha se ishte i bindur se klienti i tij nuk do të dilte i përlyer ne kete histori në fund të hetimit.

Akuzat kundër 69-vjeçarit u bënë formalisht në polici nga një aktore 22-vjeçare franceze të hënën, njofton radioja franceze.

Depardieu është një nga aktorët më të njohur të Francës dhe ka luajtur në filma si Cyrano de Bergerac dhe Jean de Florette. “Krimi” sipas BBC dyshohet te kete konsumuar këtë muaj në një nga rezidencat e Depardieut në Paris, njoftoi media franceze. Aktorja e paidentifikuar ngriti padinë e saj në policinë e Lambesc, në Francën jugore, pas së cilës rasti u kalua në prokurori në kryeqytet./BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura