Akuzohet për mashtrim, prokuroria i sekuestron afro 3.6 milionë USD pasuri

Apr 28, 2015 | 14:32
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e llogarive bankare në shumat totale 3.2 milionë USD dhe 450.000 Euro, të shtetasit Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar e trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Krimet e Rënda

Në një njoftim për mediat Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal në bazë të akteve të përcjella nga Prokuroria e Tiranës, e cila po zhvillon hetime ndaj këtij shtetasi për veprën penale të “Mashtrimit”.

“Fillimisht, ndaj llogarive bankare të këtij shtetasi, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sekuestros preventive (paraprake). Shtetasi Ismailaj, i ardhur në dijeni të vendosur së sekuestros, nuk ka paraqitur asnjë dokument për provuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive”, thonë Krimet e Rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura