Akuzohet për gjuajtje me shishe gjatë një sherri në disko, Vidal rrezikon 10 vite burg

May 24, 2018 | 23:28
SHPËRNDAJE

Mesfushori kilian i Bajernit, Arturo Vidal rrezikon dënimin me 10 vite burg, për një sherr në një disko shtatorin e kaluar.Mbi 31-vjeçari rëndon akuza për dëmtime të rënda trupore gjatë një grindje në klubin e natës. Sipas të përditshme “Bild” se për të njëjtën gjë akuzohet edhe vëllai i Arturo Vidalit, Sandrino, teksa ata po festonin fitoren kundër Mainzit vitin e kaluar.

Vidal

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane, Vidal ishte në gjendje të dehur dhe kishte ofenduar disa persona të tjerë në club. Një person u godit me shishe vodka në kokë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura